|

Informatat e
kompjuterit tuaj
|
|
 |

Historiku xhamis sė pashės
Xhamia e Pashes nė Tetovė, e cila nė popull njihet edhe si Xhamia
e larme, gjendet pranė lumit Shkumbi nė pjesėn e vjetėr te qytetit, ku
gjenden edhe objektet e tjera tė arkitekturės fetare islame dhe civile, tė
rėndėsishme pėr vlerat estetiko-artistike dhe pėr vulėn historike qė mbajnė.
Xhamia ėshtė ndėrtuar mė 1495 kurse e rindėrtuar nga themeli dhe e zgjeruar
mė 1833 nga ana e Abdurrahman pashės, biri i Rexhep pashės, qė janė
mbrojtėsit e Tetovės, tė cilėt kanė qenė edhe dashamirė tė mėdhenj tė artit.
Tė gjitha kėto tė dhėna i kuptojmė nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen nė
xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet nė turben e ndėrtuar nė
oborin e xhamisė. Kėta pashallarė tė njohur qė kanė vepruar nė Tetovė nė
gjysmėn e parė tė shekullit XIX e kanė ndėrtuar dhe rindėrtuar kalanė e
qytetit dhe Arabati Baba teqen. Nė turben tetėanėsore janė varrosur zonjat
Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur mė 1534. Pėr to supozohet se kanė
qenė donatorė tė xhamisė sė mėparshme nga shekulli XV. Nė afėrsi tė xhamisė
gjendet edhe shadėrvani, i cili ka pasur funksion tė dyfishtė: pėr tė marrė
abdest para namazit dhe si ēeshme pėr nevojat e popullatės sė kėtushme.
Xhamia e pashes nga aspekti arkitektonik paraqet ndėrtesė njė hapsirėshe,
katrore me dimensione 10x10m. Nė anėn e saj hyrėse ėshtė ndėrtuar tremi (
sofallarėt ), rreth 5m i gjėrė, i hapur nga tė tre anėt mbi tė cilin gjendet
pjesa e mbyllur e mahfilit. Xhamia ėshtė e mbuluar me ēati katėr ansore me
tegulla tė vjetra. Nė anėn e saj tė djathtė gjendet minarea klasike e
ndėrtuar me gur tė gdhendur mirė, dhe ėshtė element original i xhamisė sė
parė nga fund ii shekullit XV. Ndėrsa objekti i sotshėm, me tė gjitha
karakteristikat e veta, ėshtė njė simbiozė mes barokut dhe stilit neoklasik
osman, i cili vjen nė shprehje sidomos nė arkitekturėn e vjetėr banesore
qytetare.
Nė enterierin dhe nė muret e eksterierit Xhamia e pashes ka dekor tė
shkėlqyeshėm tė barokut osmano – turk. Nė kėtė dekor piktural tė begatshėm
janė paraqitur motive gjeometrike dhe bimore si dhe improvizime tė
ndėrtesave, kun ė pėrgjithėsi vjen nė shprehje luksi, eksponimi i bujshėm
sidomos nė pjesėn e brendshme tė xhamisė. Mihrabi dhe mimberi janė me
ndėrtim prej mermerit kualitativ dhe poashtu janė nė stilin barok.
Xhamia e pashes, me tė gjitha karakteristikat e veta paraqet njė ndėrtesė
interesante, ėshtė e rrethuar me mure tė trasha guri me vrima druri tė
mbuluara me tjegulla, siē ėshtė edhe ēatia e xhamisė. Muret rrethuese tė
cilėt janė ndėrtuar nė stilin tipik klasik osman, janė rindėrtuar me
iniciativėn e Bashkėsisė Islame nė vitin 1991
NB: Nese dikush ka informata/histori pėr xhamin e
pashes mund ti dergoni nė
info@xhamiaepashes.com
|
 |